Robert Lewandowski ka refuzuar një ofertë marramendëse nga Arabia Saudite.
Lajmi është bërë i ditur nga media polake “meczyki.pl”.
Raportohet se një ekip arab ka qenë i gatshëm ti ofrojë bomberit një kontratë me vlerë 150 milionë në vit, por ai i ka thënë jo duke preferuar të qëndrojë tek Barcelona.
Të paktën ai do të qëndrojë në Katalonjë edhe për sezonin e ardhshëm.