Skuadra e Malishevës e ka bërë zyrtare sot transferimin e Liridon Fetahajt.
Fetahaj, i cili në të kaluarën ka luajtur për skuadrat e njohura si Prishtinën e Ballkanin, lë skuadrën e Lirisë për Malishevën.
“Klubi njofton se ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e Liridon Fetahajt nga Liria në Malishevë”, shkruhej në komunikatën e Malishevës.
Fetahaj arriti të bëj 44 paraqitje në të gjitha garat për Lirinë, duke regjistruar 14 gola dhe tri asistime mbi emrin e tij.