Italia U21 regjistron fitoren e parë në Euro U21, kualifikohet Anglia U21, ndërkohë që zhgënjejnë gjermanët e vegjël. Të kaltrit fituan 3:2 ndaj moshatarëve nga Zvicra.
Gjithsesi, të kaltrit menaxhuan avantazhin dhe siguruan fitoren e parë në grupin D. Aty ku bëjnë pjesë edhe Franca dhe Norvegjia.
Anglia triumfoi 2-0 ndaj Izraelit. Falë golave të Anthony Gordon dhe Emile Smith Roëe (supergol), duke kryesuar grupin C me 6 pikë të plota dhe duke u kualifikuar.
Grup ku rrezikon Gjermania pas humbjes 2-1 ndaj Çekisë. Goli i Angelo Stiller i dhuroi barazimin e përkohshëm skuadrës gjermane, që numëron një pikë.
Po aq sa Izraeli. Ndërkohë që Çekia mban vendin e dytë me 3 pikë.