Ish futbollisti i mirënjohur, Astrit Ajeti, thotë se gazeta “Bota sot” është një dritare e fuqishme jo vetëm e futbollit por në përgjithësi e sportit.
Ajeti i takon gjeneratës së sakrificës, i cili si futbollist ka dhënë gjithë arsenalin e tij.
“Urime 28 vjetori i gazetës ‘Bota sot’.
Përgëzoj gazetën për punën që po bëni për të pasqyruar sportin në tërësi.
Përgëzoj gazetarin sportiv Kemajl Goca për punën e tij, një gazetar me shumë vlera.
Ju lumtë! Jeni shumë i drejtpërdrejt dhe shume real, të lumtë!”, ka uruar Ajeti.