Edhe Buffon drejt Arabisë?

Futboll

Edhe Buffon drejt Arabisë?

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 11:13
Gianluigi Buffon

Ëndrra e Gianluigi Buffon ishte të ndihmonte Parmën e tij të rikthehej në Serie A, pasi disa vitesh në B.

Këtë vit Parma ishte shumë pranë, por nuk ia doli në Play-Off dhe për sezonin tjetër duhet të luajë sërish në inferiore.

Tashmë, 45-vjeç, Buffon po mendon seriozisht të tërhiqet përfundimisht nga futbolli, edhe pse ende nuk e ka ndarë mendjen. Në fakt, italiani po tundohet ta provojë edhe njëherë të fundit me Parmën ndërsa opsioni i tretë është Arabia Saudite.

Janë disa klube arabe që po monitorojnë situatën e Buffon dhe që janë të gatshme t’i ofrojnë një sasi të konsiderueshme parash. Transferimi i Buffon në Lindjen e Mesme sa do të shtonte edhe më shumë prestigjin e kampionatit arab, me portierin që mund të ndjekë modën dhe të ndjekë modën e re.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat