Edhe ekipi i Kosovës i tekbollit ka përfunduar garat në Lojërat Evropiane Krakow 2023.
Kosova në përbërje të lojtarëve, Adrien Uka dhe Krenar Emini pësoi humbje ndaj Malit të Zi (2:1 në sete) dhe Hungarisë (2:0), në kuadër të grupit B.
Kujtojmë që Uka në individuale arriti deri në çerekfinale.
Me garuesit e tekbollit, përfundojnë garat për ekipin e Kosovës në edicionin e tretë të Lojërave Evropiane, në të cilin për herë të parë nuk fituam medalje.