E ardhmja e Mensah, zbulohen prapaskenat për sulmuesin ganez!
“Panorama Sport” u interesua edhe në kampin e Partizanit në lidhje me të ardhmen e Mensahut.
Ata konfirmojnë se ka interes nga Skënderbeu, por theksojnë se nuk kanë kthyer një përgjigje përfundimtare dhe për këtë duhet pritur.
Klubi i kuq është i përqendruar te sfida e Champions League ndaj BATE Borisovit dhe deri më tani ka arsyetuar se sulmuesi është i nevojshëm. Pas Europës do të vendoset përfundimisht për të ardhmen e ganezit.