Shehi: Dinamo Batumi? Ata kanë një avantazh

Futboll

Shehi: Dinamo Batumi? Ata kanë një avantazh

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 17:35
Shehi

Tirana fitoi miqësoren e parë pas dy humbjeve me Dukagjinin dhe Ballkanin. Bardheblutë e Orges Shehit mposhtën 2-1 Strugën (Hila, Latifi), skuadrën kampione të Maqedonisë së Veriut.

Trajneri i Tiranës foli për SuperSport rreth miqësores së fundit, merkatos dhe përgatitjeve për duelet e Conference League. Turne ku kryeqytetasit do të sfidojnë Dinamo Batumi (Gjeorgji).

Me ndeshjen e parë e parë që do të zhvillohet në “Air Albania” (13 korrik, 20:00), ndërkohë që sfida e kthimit do të luhet në Batumi një javë më vonë.

“Kemi akoma edhe disa dilema në kokë për disa pozicione të caktuara.

Edhe për shkak se lojtarët kanë ardhur vonë, janë bashkuar vonë me skuadrën. Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre morën 90 minuta. Për të qenë gati për takimin e radhës.

Kemi disa gjëra për të përmirësuar, edhe për shkak se ka prurje të reja. Konfigurimi i skuadrës, njohja me njëri-tjetrin, njohja e mënyrës së lojës. Disa probleme teknike, ndoshta edhe disa fizike për arsye të lojtarëve që janë afruar vonë, t’i rikuperojmë dhe të jemi gati me datë 13.

Dinamo Batumi? Kemi përballë një skuadër cilësore, skuadër e mirë. Jo më larg se dje (e martë) kanë luajtur Superkupën. Pra janë një skuadër në aktivitet, ka ndeshje zyrtare. Një skuadër që ka lojtarë cilësorë.

Do të fokusohemi tek anët e tyre të forta dhe të dobëta. Që të futemi në fushë me idenë që kualifikimi është 50 me 50”, përfundoi trajneri i Tiranës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat