Laçi prezanton një sulmues dhe një mbrojtës!
Klubi i Laçit ka prezantuar dy goditje të kësaj merkatoje teksa kurbinasit zyrarizuan marrëveshjet me sulmuesin Ronald Sobowale dhe mbrojtësin Luis Paolo Silva Junior.
I pari vjen nga skuadra e Malishevës ndërsa i dyti ka një eksperiencë më të gjatë në Shqipëri teksa së fundmi ishte pjesë e Korabit në Kategorinë e Parë ndërsa ka qenë pjesë edhe e Burrelit apo Skënderbeut.
Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale klubi i Laçit bëri të ditur se dy lojtarët kanë kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe se kanë kryer seancen e parë stërvitore.