Anglia U21 është kampioni i ri i Evropës.
Anglezët shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Spanjës U21, në finalen që u zhvillua në stadiumin "Adjarabet Arena" në Batumi të Gjeorgjisë.
Futbollisti Curtis Jones është kreator i fitores.
Ai ka shënuar nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën 45+4.
Spanjollëve iu anulua një gol, në pjesën e dytë (51’) pas shikimi të VAR-it, pasi që futbollisti Ruiz ishte në pozitë jashtë loje.
Një finale që u përshkrua edhe me 10 kartona të verdhë, katër në radhët e anglezëve e gjashtë të spanjollët.
Anglia në festë, ndërsa Spanja me gjithë lojën e mirë doli kokulur.
Portieri James Trafford është hero i finales.
Në minutën e 90+7 ka pritur penalltinë e futbollistit Abel Ruiz.
Ai gjuajti në këndin e djathtë të poshtëm por portieri anglez e ka pritur, pastaj edhe gjuajtjen tjetër të radhës dhe Anglia ngadhënjeu në një finale të çmendur.
Anglia ka fituar tre herë këtë trofe.