West Ham “peshkon” në Francë!
West Ham është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri dhe së fundmi, mediet britanike kanë raportuar se londinezët janë pranë akordit me Habib Diallo.
Sulmuesi i Strasbourg zhvilloi një sezon shumë të mirë në aspektin personal, me 20 gola në 37 ndeshje.
28-vjeçari ka kontratë me francezët deri në vitin 2025 dhe Strasbourg kërkon 20 milionë euro, ndërsa senegalezi ka dhënë “OK” e tij për këtë lëvizje.