Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, mendon se Marcus Rashford mund të bëhet një lojtar kyç tek ‘Djajtë e Kuq’.
Man United sezonin e fundit fitojë Kupën e Ligës me trajnerin Erik ten Hag, por humbi finalen e Kupës së FA kundër Manchester City.
Rashford, pak ditë më parë ka nënshkruar kontratën e re pesëvjeçare me klubin nga ‘Old Traffordi’.
Rooney thotë se nëse Rashford dëshiron të arrijë nivelin e Kylian Mbappe-s dhe Erlin Haaland-it, ai duhet të jetë lojtar që do ta rikthejë skuadrën e Ten Hag në rrugën e trofeve.
“Unë mendoj se Marcus Rashford është një talent i jashtëzakonshëm. Jam i lumtur që ka nënshkruar kontratën e re”, tha Rooney për mediet amerikane.
"Mendoj se pesë vitet e ardhshme do të jenë të rëndësishme në karrierën e tij”.
"Ai mund të shënojë shumë gola, por nëse ai dëshiron të shkojë në nivelin ku janë [Kylian] Mbappe dhe [Erling] Haaland, ai vërtet duhet të jetë lojtari që do ta rikthejë Man Unitedin në një skuadër fituese dhe shpresoj që ai do ta bëjë këtë”, ka përfunduar Rooney.