Alper Potuk është zyrtarisht lojtar i ri i skuadrës së Gostivarit.
Skuadra shqiptare, anëtar i ri i elitës së futbollit maqedonas, ka bërë përforcim adekuat për edicionin e ri.
Ish lojtar i skuadrës së Fenerbahces dhe ish lojtar i kombëtares turke, i jep motiv shtesë Gostivarit.
Potuk sigurisht që do të jetë një plus i madh për ekipin e Gostivarit sezonin e ardhshëm sepse ai është mesfushor - sulmues (32-vjeçar) me përvojë që do të bëjë diferencë në ligën maqedonase.