Kolumbia ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 ndaj Gjermanisë, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit H në kuadër të Kampionatit Botëror, që po mbahet në Australi.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin në Sydney, ku ishin të pranishëm 40.499 shikues.
Për Gjermaninë shënoi futbollistja Alexandra Popp (89’ – nga penalltia) dhe për Kolumbinë realizuan Linda Caicedo (52') e Manuela Vanegas (90+7').
Kolumbia kryeson me 6 pikë, duke lënë pas Gjermaninë me 3, Marokun 3 dhe Korenë e Jugut me 0 pikë.