Prishtina po qëndron në Pogradec për fazën përgatitore.
Kryeqytetasit kanë zhvilluar një ndeshje miqësore me Pogradecin, të cilën e kanë fituar me rezultat 2-0.
Në të dyja pjesët kryeqytetasit kanë shënuar nga një gol.
Albin Krasniqi në minutën e 10-të dhe Genc Hamiti në të 73-të ishin realizuesit e golave për skuadrën e Debatik Currit.
Në këtë ndeshje trajneri Curri iu dha hapësira të gjithë futbollistëve.