Një kroat që udhëtonte me autobus të linjave të Shqipërisë është arrestuar në kufirin e Kakavijës.
Sipas News24, mësohet se 19-vjeçari dyshohet se është ndër huliganët që qëlluan për vdekje dje në Athinë 29-vjeçarin grek M.K., tifoz të AEK.
19-vjeçari është dërguar në policinë e Janinës për të verifikuar të dhënat si dhe kur ka hyrë në Greqi.
Sakaq 7 kroatë të tjerë janë arrestuar në kufirin e Evzones me Maqedoninë Veriore, teksa në automjetin e tyre janë gjetur armë të ftohta dhe sende tifozësh të Dinamo Zagreb..