Mesfushori brazilian Fred zyrtarisht është larguar nga Man. Junajted për t’ju bashkuar Fenerbahçes për 12.9 milionë funte.
Mesfushori i ishte bashkuar me Man. Junajtedin nga Shakhtar Donjetsku i Ukrainës në verën e vitit 2018 dhe bëri 213 paraqitje për “Djajtë e Kuq” në të gjitha garat.
Klubi nga Anglia kanë konfirmuar që Fred do t’i kryejë testet mjekësore në Stamboll të shtunën para se transferi të konfirmohet.
Ndeshja e fundit e 30 vjeçarit për skuadrën ishte finalja e FA Kupës në muajin qershor dhe Junajted pritet të marrë 10 milionë euro, plus 5 milionë të tjera me bonuse nga Fenerbahçe.
Erik ten Hag kështu dëshiron të bëjë vend për mesfushorë të rinj, ku pos Fred-it, edhe Doni van de Beek është lidhur me një largim nga kjo skuadër.