Skuadra shqiptare gjunjëzon Mlladostin 

Futboll

Skuadra shqiptare gjunjëzon Mlladostin 

Nga: K. G. Më: 13 gusht 2023 Në ora: 22:56
Deçiqi

Në stadiumi “DG Arena” në Podgoricë, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Mlladostit.

Është fitorja e dytë për ekipin që ka president Pal Dreshaj. 

Nuk pati shumë emocione në duelin mes tuzjanëve dhe Mlladostit deri në mesin e pjesës së dytë. 

Drashko Bozhoviq paralajmëroi triumfin e mysafirëve në minutën e 65-të, duke shënuar për 0:1. 

Në minutën e 67-të Ognjen Stijepoviq ka përfituar nga një gabim i portierit të Mlladostit, Milosh Dragojeviq, duke shënuar për 0:2.

Pas katër javëve në elitën e futbollit malazez, Petrovac është lider me 10 pikë, dy më shumë se Arsenali dhe tre se Deçiqi në vend të tretë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat