Krisje te Reali

Futboll

Krisje te Reali

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 14:38
Modriç

Përtej moshës dhe me të njëjtën dëshirë për të fituar dhe mbi të gjitha për të luajtur.

Në këtë kuptim duhet të lexojmë lajmin e Mundo Deportivo sipas së cilës Luka Modric do të ishte i pakënaqur me rolin e tij aktual te Real Madrid.

Mesfushori është “turbulluar” pas përjashtimit nga formacioni titullar të cilën e priste, sidomos pas rinovimit.

Sipas asaj që mësohet, pas rinovimit të marrëveshjes me Los Blancos edhe për një vit, Modriç priste të njëjtin rol si titullar fiks në skuadër, por trajneri Carlo Ancelotti nuk ka ndërmend ta aktivizojë gjithmonë nga fillimi.

Për trajnerin italian, në fakt duket se synohet një aktivizim i limituar për kroatin për t’i dhënë më shumë hapësira yjeve të rinj të ekipit.

Në ndeshjen hapëse në La Liga, për shembull, kroati u fut vetëm 10 minuta nga fundi, gjë që duket se nuk i ka pëlqyer lojtarit. Titullarët e ndeshjes ishin të rinjtë Bellingham, Camavinga dhe Tchouameni.

Kjo është hera e dytë këtë sezon që mesfushori kroat futet vetëm gjatë ndeshjes. E para ishte në El Clasico verore me Barcelona-n në fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat