Ibrahimoviç nga Kosova pritet të vazhdojë karrierën në Itali

Futboll

Ibrahimoviç nga Kosova pritet të vazhdojë karrierën në Itali

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 11:51
Ibrahimoviç

Arijon Ibrahimoviç do të largohet nga Bayern Munich për ta vazhduar karrierën në elitën e futbollit italian Serie A.

Sulmuesi i talentuar nga Kosovca është pjesë e Bayern Munih që nga viti 2018, ku ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e kësaj skuadre deri në ekipin e parë.

17-vjeçari ka debutuar edhe me ekipin e parë, por ai ka vendosur të bëj një hap para në karrierë duke u transferuar në Serie A.
Gianluca Di Marzio ka raportuar se Frosinone ka siguruar shërbimet e Ibrahimovic dhe zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet ditën e mërkurë.

Megjithatë, gazetari i famshëm italian nuk ka dhënë detaje për transferimin, duke raportuar vetëm se Frosinone ka marrë një talent të madh në radhët e veta.

Frosinone javë më parë po nga Bayerni ka transferuar edhe sulmuesin tjetër shqiptar Marvin Cuni për shumën e 400 mijë eurove.

Te kjo skuadër janë edhe dy shqiptarët tjerë si Justin Ferizaj dhe mbrojtësi Sergio Kalaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat