Pas transferimit të Harry Kane, Bayern Munih kërkon një tjetër përforcim.
Trajneri i ‘Bavarezëve’ Thomas Tuchel, sipas medieve gjermane, kërkon një mesfushor.
Joao Palhinha i Fulhamit është synim i kampionëve në fuqi të Gjermanisë.
Trajneri gjerman ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të tij, që të nisin negociatat me Fulhamin për Palhinha.
Klubi nga ‘Alianz Arena’ do të provojë që në ditën e fundit të afatit kalimtar të kësaj verë, ta transferojë asin e Fulhamit.