Prestige në Champions, ekipi niset drejt Rumanisë!
Prestige MFC është gati për eksperiencën e radhës në Champions-in e minifutbollit, aktivitet që do të mbahet më datat 6-9 shtator në Oradea të Rumanisë.
Ekipi i minifutbollit tashmë është nisur drejt Rumanisë.
Ata janë gati për këtë eksperiencë të re.
Ata janë shortuar në Grupin C, së bashku me ekipin Birbasha nga Azerbajxhani, me moldavët e Volta Chisinau dhe grekët Magufana FC Athinë.