Ndeshja Kosovë-Zvicër do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.
Interesimi për këtë përballje ishte i jashtëzakonshëm, saqë për tri orë u shitën të gjitha biletat.
Një person ka vendosur tri bileta në shitje.
Biletat janë të pjesës perëndimore, të cilat janë shitur 20 euro copa.
Por, ai i ka vendosur tri biletat në shitje për një çmim disa herë më të madh prej 450 euro.