Atmosfera në prag të ndeshjes së sotme ndaj Polonisë sa vjen dhe bëhet me zjarrtë.
Edhe pse mungojnë disa orë nga starti i ndeshjes, që është programuar në orën 20:45, tifozët kanë nisur të mblidhen.
Një grupim ka kaluar pak minuta më parë në zonën e ish-bllokut duke kënduar këngë.
Kujtojmë se sonte në mbrëmje kuqezinjtë do të synojnë të marrin 3 pikë për t’u afruar me kualifikimin në Europian.
Stadiumi do të jetë i gjithi i mbushur, pasi janë shitur prej javësh të gjitha biletat.