Kampioni n fuqi i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Struga Trim Lum, ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Bregallnicës në Shtip.
Katër gola dhe tre karton të kuq në Shtip.
Për Strugën shënuan Bojku (6'), Ibraimi (57') e Ukpa (90+1’) dhe për Bregallnicën Kaipacki (56').
Me karton të kuq (direkt) u ndëshkuar Lwaliwe i Bregallnicës dhe Georgievski - pas dy të verdhëve e Bojku (68’) direkt me të kuq, që të dytë të Strugës.
Struga TL renditet në vend të gjashtë me 9 pikë sa ka edhe Bregallnica një pozitë më poshtë.