Katërshja e gjyqtarëve shqiptarë vendosi drejtësi në sfidën Young Boys-Leipzig 1-3
Për herë të parë në histori, gjyqtarë nga Shqipëria kanë drejtuar një ndeshje të grupeve në Champions League.
Bëhet fjalë për Enea Jorgji, me ndihmësa Denis Rexhën dhe Ridiger Çokaj, si dhe Florian Lata i katërt, të cilët bënë “ligjin” në sfidën mes Young Boys-Leipzig 1-3 të luajtur në Stadium Wankdorf (Bern).
Gjyqtari shqiptar nuk është kursyer aspak në këtë debutim historik, në kompeticionin më të rëndësishëm në rang klubesh në kontinentin e vjetër. U desh të nxirrte shtatë herë kartonin e verdhë, tri herë për vendasit dhe katër për miqtë.
Përsa i përket ndeshjes, golat për formacionin gjerman u shënuan nga Simakan 3', Schlager 73' dhe Šeško 90'+2. Goli i vetëm për vendasit u shënua nga Elia 33’.