Ëndrra e binjakëve shqiptarë

Futboll

Ëndrra e binjakëve shqiptarë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 22:54
Pamje nga një ndeshje

Stiven dhe Kristian Shpendi po bëhen pak nga pak emra të njohur në futbollin e rëndësishëm.

Stiven ka siguruar këtë verë kalimin nga Çezena në Serinë C te Empoli në Serinë A dhe ka debutuar në elitë duke marrë mjaft vlerësime.

Ndërsa vëllai i tij binjak po e zëvendëson më së miri te Çezena, me rolin e qendërsulmuesit me gola dhe asiste në këtë start të sezonit.

Ëndrra e të dyve është që të luajnë në elitë dhe të bëhen të famshëm në futbollin italian, siç shumëkush ka parashikuar që kur shkëlqenin në radhët e skuadrës së të rinjve të Çezenës. Dhe të dy duket se kanë një klub në mendje.

Ka qenë vetë Stiven ai i cili ka zbuluar në një intervistë për “Eleven Sports” se cila është ëndrra e dy ”binjakëve të tmerrshëm” siç i quanin në vitin te të rinjtë e Çezenës. “Që kur ishim të vegjël, kemi bërë gjithmonë tifo për Interin.

Një ëndërr e përbashkët do të ishte të luanim në Serinë A së bashku te Interi”, kishte shpjeguar këtë fundjavë Stiven, vetëm pak minuta para se të zbriste në fushë si titullar në Serinë A, pikërisht përballë Interit “të tij”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat