Stiven Shpendi sërish titullar në Serie A. Empoli pret Salernitanën në kërkim të golit dhe pikëve të para në kampionatin italian të futbollit.
Dueli i javës së gjashtë në Serie A, do të transmetohet live në SuperSport 4. Trajneri Aurelio Andreazzoli i ka besuar sërish një fanellë titullari Shpendit.
20-vjeçari e nisi nga minuta e parë takimin ndaj Interit, ndërkohë që edhe sot do të formojë dyshen e sulmit me Nicolo Cambiaghin.
Titullar me skuadrën toskane është edhe portieri Etrit Berisha, teksa Ardian Ismajli qëndron pushim për shkak të një problemi muskulor në përballjen me Interin.