Të shtunën (nesër, 30 shtator) vazhdojnë emocionet në Ligën e dytë futbollistike, ndërsa në fokus është edhe ndeshja në Radovish, ku Detonit Plaçkovica e pret Bashkimin e Kumanovës.
Javën që kaloi Detonit Plaçkovica pësoi humbje të thellë nga Teteksi me rezultat 4-0, kurse Bashkimi barazoi në teren të vet me Sasën 2-2.
25-vjecari Ilas Cilafi, i cili gjatë afatit kalimtar të verës përforcoi Detonit Plackovicën, duke ardhur nga Voska Sport metë cilën fitoi titullin kampion në Ligën e dytë, edhe pse pret një ndeshje të vështirë, shpreson në rezultat pozitiv.
“Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi në futboll nuk ka ndeshje të lehta. E kemi analizuar mirë lojën e kundërshtarit, se ku i ka pikat e forta dhe ato të dobëta.
Bashkimi është një ekip serioz me individ të dalluar në disa pozita, por shpresoj në rezultat pozitiv që dmth shpresojë në fitore”, deklaroi për Open-Tv Ilas Çilafi, i cili luan si mbrojtës i majtë dhe sulmues krahu.
Ndeshja Detonit Plaçkovica-Bashkimi do të luhet të shtunën me fillim prej orës 14:00.
Pas javës së 6-të në Ligën e dytë, Bashkimi renditet në vendin e gjashtë me 10 pikë, kurse Detonit Plackovica në pozitën e katërt me 13 pikë. )
Ndeshjet e javës së 7-të, e shtunë, ora 14:00: Detonit Plackovica-Bashkimi, Karaorman-Besa, Skopje-Arsimi, Kozhuf-Teteks, Novaci-Osogovo, Sasa-Pobeda, Vardar (N)-Pelister, Bellasica-Ohrid.
Tabela: Besa 15, Kozhuf 15, Pelister 13, Detonit P. 13, Ohrid 10, Bashkimi 10, Novaci 10, Arsimi 9, Bellasica 9, Teteks 9, Pobeda 8, Vardar (N) 6, Skopje 4, Osogovo 3, Karaorman 3, Sasa 2 pikë.