Dinamo e Zagrebit gjunjëzohet në Prishtinë me rezultat 2:0 nga Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, në kuadër të xhiros së dytë të Conference League në futboll.
Pas takimit lojtari i Dinamos Tibor Haliloviq, ka thënë: "Është e vështirë të thuash diçka.
Është e papritur dhe dhemb, nuk reaguam në kohë.
Duhet të fokusohemi te Istra, me të cilën luajmë pas tre ditësh. Kampionati është më i rëndësishmi.
Do të analizojmë gjatë pushimit sepse Shumë gjëra duhet të ishin më mirë.
Ne e dinim se do të ishin agresivë, asgjë për t'u habitur".