Futbollistët vazhdojnë të ankohen mbi kalendarin e ngjeshur dhe numrin e ndeshjeve në rritje.
Kur u pyet për kalendarin në rritje të ndeshjeve dhe ndikimin që kjo ka tek lojtarët, Tchouaméni u shpreh me shume sinqeritet:
“Natyrisht që ne luajmë shumë ndeshje, nuk është surprizë për askënd.
Kjo materializohet me lëndime, i takon autoriteteve dhe lojtarëve që të godasin me grushte në tavolinë”.
Kjo vjen pasi shefi i 23-vjeçarit në nivel ndërkombëtar, Didier Deschamps, kritikoi vendimin e FIFA-s për të përhapur Kupën e Botës 2030 në tre kontinente. Këto nuk janë të vetmet ndryshime që FIFA planifikon të bëjë në kalendarin e futbollit me prezantimin e Kupës së re të Botës për Klube FIFA, e cila përfshin më shumë ekipe dhe zhvillohet gjatë muajve të verës.
Ligue 1 ka ndërmarrë veprime për të reduktuar mbingarkesën e ndeshjeve dhe për të zvogëluar numrin e ndeshjeve me reduktimin e ligës së parë franceze në 18 ekipe në 2022/23.
Megjithatë, me përjashtim të ndeshjeve ndërkombëtare, çdo skuadër që garon në Europa League ose Europa Conference League këtë sezon mund të marrë pjesë në maksimum 56 ndeshje këtë sezon.