Faxholi ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë italiane duke pranuar se ka vendosur baste për ndeshje futbolli.
Mesfushori i Juves ka bërë diçka të tillë me vullnetin për të qenë sa më shpejt nën urdhërat e Maks Alegrit.
Mendohet se tani që ka pranuar të bashkëpunojë dënimi për Nikolo Faxholin do të jetë më pak se 12 muaj.
Një prapaskenë të tillë e bëri me dije “Corriere della Sera”, e cila thekson se verdikti i organeve të drejtësisë pritet të vijë brenda fundit të kësaj jave.
Ish-lojtari i Kremonezes rrezikonte që të qëndronte jashtë fushave për plot 3 vite, por tani që ka pranuar gjithçka muajt larg fushave mund të jenë më pak edhe pse sezonin aktual mund ta konsiderojë të mbyllur.