Deçiqi nga Tuzi kthehet me pikë të plota nga Tivari!
Mornari mposhtet pas 8 ndeshjeve në elitën e futbollit malazez.
Viktimë e radhës është Mornari.
Deçiqi ka treguar lojë të mirë dhe ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Mornarit të papërshtatshëm.
Një fitore që e bën edhe më të ëmbël fakti se nga minuta e 37-të mbeten pa një futbollist në fushë.
Futbollisti Leon Ujkaj u përjashtua me karton dhe plotë 53 minuta mbeten me një futbollist më pak.
As kjo nuk e pengoi skuadrën shqiptare që të shënojnë fitore duke iu falënderuar golit të Drashko Bozhoviq që realizoi nga penalltia në minutën e 55-të.
Deçiqi kryeson me 29 pikë dhe ka 4 më shumë se Buduçnosti i Podgoricës në pozitën e dytë (një ndeshje me pak) dhe Mornari renditet në vend të pestë me 19 pikë pas 14 jave.