Trajneri Xavi ka dalë në konferencën për shtyp duke diskutuar për të gjitha temat, që nga Sociedadi, “Klasikja” e humbur me Realin dhe komplikimet e saj, por dhe kritikat e Levandovskit dhe “Topin e Artë” të Lionel Mesit.
“Ne kemi një test të nivelit të lartë.
Ata janë një rival i nivelit Champions. janë një skuadër që po i bëjnë gjërat shumë mirë, në mbrojtje, sulm, luajnë me intensitet…
Imanol (trajneri) është një nga trajnerët më të mirë në La Liga. Ata luajnë futboll shumë mirë. Pas humbjes ndaj Realit të Madridit duhet të reagojmë”.