Sulmuesi shqiptar me pasaportë gjermane, Arijon Ibrahimoviç ka dhënë një deklaratë për Corriere dello Sport”, duke u ndalur tek transferimi tek Frozinone dhe Zlatani.
“Kërkoja një skuadër për të luajtur, e kuptova nga bisedat e para me drejtorin Angeloxi dhe trajnerin Di Françesko se ky mund të ishte vendi i duhur. Ibrahimoviç është mbiemri im, i familjes sime, çfarë efekti mund të ketë?
Pastaj e di që në futboll Ibrahimoviç është ai tjetri, Zlatan është një nga modelet e mia, si CR7. Por nuk e kam takuar kurrë.
Do të doja ta takoja dhe t’i shtrëngoja dorën.
Ndoshta do të ndodhë kundër Milanit. Për sa kohë që trajneri më lejon të luaj”, u shpreh ai.