Çfarë bie pas paraqitjes zhgënjyese të Zvicrës kundër Izraelit?
Zvicra është sërish kryesues në Grupin I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Zviceranët janë të pamposhtur pas tetë ndeshjesh dhe janë afër që të sigurojnë biletën për në Kampionatin Evropian në futboll.
“Pyetja thelbësore është: A do ta bëjë Yakin ende ekipin?”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.
“Pse Granit Xhaka nuk luan si gjashtëshe, ku ka pikat e tij më të forta?
Kapiteni, i cili ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë pozicion për liderin e Bundesligës, Leverkusen që nga fillimi i sezonit, tashmë është vetëm një hije e ish - vetes së tij në kombëtare.
Situata është e ngjashme me shefin e mbrojtjes Manuel Akanji, i cili në fund të fundit është standard në Manchester City.
Dhe është e vështirë të kuptosh pse Yakin po heq dorë nga Xherdan Shaqiri, sulmuesi më i mirë zviceran prej vitesh”, pyet mediumi zviceran “Blick”.
Yakin ka thënë: “Ka një orientim tjetër taktik ndaj Kosovës”.