Ish-presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka folur për “L’Interista” në lidhje me derbin e shumëpritur italian, të planifikuar për rinisjen e Serie A, më 26 nëntor, pas angazhimeve kualifikuese të kombëtareve.
Këto janë disa nga konsideratat e tij:
Çfarë ndeshje pret të dielën?
Pres një ndeshje të vështirë. Nuk e di nëse është menduar si një lojë e mirë, por e vështirë në kuptimin e dëshirës për të fituar nga të dyja skuadrat. Për mua kjo është sfida e sfidave.
Pra, Juventus-Inter vlen më shumë se çdo ndeshje tjetër?
Ky është derbi i Italisë. Mënyra se si ndihem unë si tifoz, madje e kalon derbin me Torinon.
Zikaltrit kanë qenë gjithmonë kundërshtarët e mi kryesorë, si të thuash, duke u përpjekur t’i mbajnë gjërat sa më normale.
Nëse shikojmë statistikat, Juve ka fituar më shumë herë se Interi në histori, edhe nëse vitet e fundit zikaltrit kanë pasur më shumë sukses.
Sezoni i errët i penalizimit ka përfunduar, tani Juventusi po gjen kohezionin e ekipit dhe rezultatet.