Bernardo Silva e pranon se e kishin joshur ofertat arabe gjatë verës që shkoi.
Por, ylli portugez në fund iu rezistoi këtyre ofertave të majme dhe vendosi të qëndrojë në Manchester City, ku është njëri prej lojtarëve kryesorë.
Futbollisti ofanziv kontribuoi në suksesin e jashtëzakonshëm të “Citizens” në edicionin e fundit, të cilët i fituan tre trofe.
Pep Guardiola së fundmi e shprehu gëzimin e tij që do të vazhdojë ta ketë në dispozicion përfaqësuesin portugez, i cili kishte mundësi të transferohej edhe në Barcelonë, por edhe në Paris Saint-Germain.
“Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk kam menduar për ofertat saudite.
Por, ajo që më shkonte në mendje ishte ‘nxehtësia’ e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, stadiumi ‘i egër’ pas shënimit të golit kundër Realit apo edhe momenti kur e fituam finalen. Për këtë, nuk ma ndiente më për ofertat”, u shpreh Silva për “RTP.