Lens triumfon me rezultatin 0-3 në transfertën e Clermont, në një takim që u shoqërua edhe nga kartonët e kuq.
Të dyja skuadrat kërkuan maksimumin, me miqtë që gjetën golin e avantazhit në minutën e 11’ me Wahi.
Nga protagonist në minutën e 45+2’ Wahi u kthye në antagonist të Lens, pasi mori kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin e tij me 10 lojtarë.
Megjithatë po në të njëjtën minutën Seidu u ndëshkua me karton të kuq, duke bërë që të dyja skuadrat të mbeteshin me nga dhjetë lojtarë.
Pjesa e dytë solli edhe dy gola të tjerë, Thomasson shënoi në minutën e 50’, ndërsa në minutën e 82’ Said realizoi golin e tretë për Lens dhe vulosi këtë takim.
Pas javës së 13-të të Ligue 1, Clermont renditet në vend të 17-të me 9 pikë, teksa Lens momentalisht ngjitet në zonën europiane, në vendin e gjashtë me 19 pikë.