Kategoria e Parë ka luajtur katër ndeshjet e para të javës së 13-të, me tre skuadra që arritën të merrnin tri pikët.
Në supersfidën e kësaj jave, Bylisi mundi në shtëpi me rezultatin 2-0 Flamurtarin.
Lajthia në pjesën e parë dhe Krasniqi në të dytën i dhanë tri pikët e radhës ballshiotëve, të cilët vazhdojnë marshimin drejt Superiores.
Një tjetër sfidë interesante ishte ajo mes Apolonisë dhe Korabit në “Loni Papuçiu”, e cila u mbyll në një barazim dframatik 2-2, të cilët ngjiten momentalisht në vendin e dytë.
Tri pikë shprese i mori Luzi, i cili mundi në shtëpi Tomorin me rezultatin 2-0, teksa dueli mes Kastriotit dhe Burrelit u mbyll pa gola.