Trajneri i Kukësit, Stavri Nica ka shpërthyer pas ndeshjes me Skënderbeun, ku akuzat kanë qenë të rënda ndaj sulmuesit Rashiti, të cilin e quan lojtar të poshtër.
“Është thjesht fare.
Në pjesën e parë dola nga funksioni si trajner duke pasur lojtar me karakter të poshtër siç është Rashiti, sigurisht që dëmton imazhin e skuadrës.
Futet me ekip të luaj dhe tallet.
Gjithsesi do të flas me klubin të vendosi për këta lojtarë që në karakter janë me oshilacion dhe të marrë masat.
Të jenë në skuadër ata lojtar që i përgjigjen skuadrës dhe kërkesave të lojës. Këta po na dëmtojnë shumë”.