Nëse mendoheni se i keni parë të gjitha në futboll, gaboheni.
Ajo që vjen nga League One në Angli është tërësisht e një niveli tjetër, në ndeshjen Barnsley-Wycombe.
Në minutën e parë të shtesës, Cosgrove përfitoi nga marrëzia e paparë e portierit mik Stryek.
Stryek po fitonte minutat duke pritur fundin e ndeshjes, sulmuesi kundërshtar e shtyu pak, pas së cilës portieri u rrëzua, por edhe e lëshoi topin.
Ai mendoi se do të merrte një faull dhe do të vidhte edhe disa minuta, por gaboi rëndë.
Arbitri nuk sinjalizoi asgjë dhe sulmuesi i Barnsley mori topin dhe shënoi.
Të gjithë në stadium u shtangën për një moment, si lojtarët ashtu edhe tifozët, por shpejt e kuptuan se gjithçka ishte e rregullt.
Ndërkohë nuk mungojnë edhe akuzat e tifozëve të Wycombe në rrjetet sociale, duke i treguar portierit të tyre se ka shitur ndeshjen dhe se ishte gjithçka e bërë qëllimisht.