Atletico Madrid kaloi me sukses një transfertë të vështirë ai ajo në “De Kuip” ndaj Feyenoordit. Skuadra e Diego Simeones fitoi 1-3 dhe siguroi kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Champions League.
Spanjollët patin edhe fatin me vete, pasi kampionët e Holandës realizuan dy autogola.
Trajneri argjentinas ndihet i lumtur për suksesin në Roterdam, teksa bën thirrje që gjithë energjia dhe përqendrimi të fokusohen te Barcelona.
“Jam shumë i lumtur për lojtarët, ata po zhvillojnë ndeshje shumë të rëndësishme. Ne i dinim vështirësitë e të luajturit në këtë stadium ndaj këtij kundërshtari, por e interpretuam mirë takimin.
Golin e tretë mund ta shënonim më shpejt, por na mungoi freskia dhe saktësia. Gjithsesi, ne kishim vite që nuk mbërrinim kaq të qetë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.
Le të përqendrohemi te sfida e së dielës ndaj Barcelonës, një skuadër me futbollistë të mrekullueshëm dhe një trajner të mirë me ide të qarta”, u shpreh Simeone.
Atletico viziton në fundjavë (e diel, 21:00) kampionët e Spanjës në “Estadio Olimpico”, duel tepër i rëndësishëm për të dyja skuadrat, që ndajnë vendin e tretë në La Liga me nga 31 pikë, 4 larg kreut.