Futbollisti i Prishtinës, Genc Hamiti, sot (13.00) kërkon tre pikë në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Prishtina është e përgatitur dhe synon që të kthehet ballëlart nga ky udhëtim.
Ndeshja zhvillohet në kuadër të javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës.
"Kemi lëshuar goxha pikë gjatë rrugës për shkak se nuk e kemi menaxhuar mirë fundin e ndeshjeve, dobesi të cilën nuk e kemi shfaqur në ndeshjen e fundit me Dritën, dhe besoj në ndeshjet e ardhshme do të jemi më mirë në këtë aspekt.
Përballjet e fundit me Dukagjinin gjithmonë kanë qenë dinamike dhe të forta, por besoj që kemi fituar besimin e duhur me vazhdu me fitore, andaj synimi është shumë i qartë për ne, trepikëshi!", tha Hamiti për faqen e FC Prishtina.