Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Erdon Daci është treguar sërish vendimtar në kampionatin e Belgjikës.
Sulmuesi nga Shkupi i ka dhënë fitoren skuadrës së tij Westerlos ndaj ekipit Kortrijk me rezultat 2:1.
Pikërisht Daci ishte ai që shënoi golin e dytë dhe të fitores për ekipin e tij, duke i dhuruar tre pikët Westerlos tre minuta para fundit të ndeshjes të luajtur në kuadër të xhiros së 17-të në elitën belge.
Për Dacin ky ishte goli i tretë që shënon nga 11 ndeshje të luajtura në këtë sezon. Ekipi shkupjanit pas kësaj fitore renditet në pozitën e 14-t të kampionatit me 14 pikë të grumbulluara.