Faruk Koca, presidenti i Ankaragucu-s, i cili ditën e hënë sulmoi fizikisht dhe kërcënoi me jetë arbitrin Halil Umut Meler në minutat e fundit të ndeshjes kundër Rizespor-it, ka dhënë dorëheqjen.
Nëpërmjet kanaleve zyrtare të klubit ai shprehet i penduar për veprimin që ka kryer, ndërsa shton se ka dhënë dorëheqjen.
“Sido qoftë shkalla e padrejtësisë apo akteve të paligjshme, asgjë nuk mund të legjitimojë apo shpjegojë dhunën e ushtruar nga unë.
Unë gjithashtu do të doja të njoftoja tifozët se kam dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Ankaragucu-s në mënyrë që të parandaloj që klubi, tifozët dhe familja ime të pësojnë dëme të mëtejshme”-ka shkruar ai në një deklaratë të publikuar në kanalet zyrtare të klubit.