Emiljano Musta nuk është më pjesë e skuadrës së Egnatias.
Mbrojtësi nga Elbasani është “divorcuar” me klubin rrogozhinas, kështu që del lojtarë i lirë në merkton e dimrit. Ka qenë vetë klubi i Egnatias që ka e ka bërë zyrtare ndërprerjen e bashkëpunimit me 31-vjeçarin.
“Klub Futboll Egnatia ka ndërprerë me konsensus bashkëpunimin me mesfushorin Emiljano Musta duke e falënderuar për kontributin e dhënë me fanellën tonë në një sezon e gjysmë”.
Krisja mes lojtarit dhe klubit nisi që para ndeshjes së Superkupës me Partizanin.
Lojtari u pezullua nga trajneri Tetova dhe mbase kjo i ka detyruar palët që të ndajnë rrugët", - njofton FC Egnatia..