Është interesant se ende përmendet apo kujtohet ndeshja e javës së fundit (më 7 qershor, viti 1988) përkatësisht javës së 34-të të Ligës së Parë ish jugosllave, mes Prishtinës dhe Çelikut të Zenicës.
Prishtina dhe Çeliku për tre minuta prishen matematikat e serbëve, pra të klubit famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit dhe Sutjeskës së Nikshiqit
Sutjeska që përbëhej më shumë më serbë konsideronte se me barazim mbetej në ligë e në anën tjetër i bënin nderin klubit famëkeq Cërvena Zvezda sepse me barazim u shpallën kampion.
Prishtina deri në minutën e 88-të ishte në epërsi me 2:0 dhe për tre minuta ia lëshoi tre gola Çelikut, përmbyset gjithçka.
Skuadra boshnjake Çeliku fitoi me rezultat 2:3 e mbetet në elitë e Sutjeska dështon me matematikën e saj dhe bie nga liga!
Rrëmujë në NIkshiq!
Media serbe “Danas” që llogaritet si opozitë e pushtetit në Serbi, shkruan mes të tjera: “Pra, në xhiron e fundit të vitit 1988, Sutjeska luftoi për mbijetesë në Ligën e Parë dhe mysafire e saj ishte Zvezda, e cila po luante për titullin kampion.
Trajneri i Nikshiqit, Nedelko Gugol, i dha një shans Gilenit (dje vdiq) në vend të Zhivanoviqit.
Sutjeska avancoi dy herë, por në minutën e 88-të u barazua (2:2).
Dhe nikoqiri u mjaftua me pikën, sepse Prishtina e shlyer priste në stadiumin e saj ndaj Çelikut dhe avanconte me 2:0 në ndeshjen e nisur pak minuta pas takimit pranë Bistricës.
Zenicasit mundën të mbijetonin vetëm me fitore.
Dhe pastaj ndodhi një mrekulli, ata shënuan tre gola, në minutat 87, 89 dhe 90
Çeliku mbeti me magji në Kategorinë e parë, Sutjeska ra në kategorinë e dytë”.