Barça do të paguajë 30 mln për Cancelon

Futboll

Barça do të paguajë 30 mln për Cancelon

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 00:14
Joao Cancelo

Mbrojtësi i krahut, Joao Cancelo, do të jetë pjesë e skuadrës së Barcelonës edhe pas përfundimit të edicionit aktual.

Klubi spanjoll ka arritur marrëveshje përfundimtare me Manchester Cityn për blerjen e plotë të portugezit, e cila do të bëhet zyrtare së shpejti. Për kartonin e Cancelos, Barcelona do të paguajë 30 milionë euro, ndërsa Cancelo me ekipin spanjoll do të firmos kontratë deri në vitin 2026.

Cancelo në fillim të këtij edicioni u huazua te Barcelona nga Manchester City dhe ka bindur trajnerin Xavi Hernandez për ta kërkuar blerjen e tij pas paraqitjeve të mira që ka treguar.

Në 21 ndeshje të luajtura për Barçën në të gjitha garat, Cancelo ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 2 asistime. 29-vjeçari ka kontratë me skuadrën e Cityt deri në vitin 2027, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Bayerni, Juventusi, Interi, Valencia e Benfica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat