Tottenham bie në “Amex Stadium”

Futboll

Tottenham bie në “Amex Stadium”

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 22:45
Brighton

Brighton bën “poker” ndaj Tottenham në javën e 19-të të Premier League, me sfidën e luajtur në “Amex Stadium” që u mbyll me rezultatin 4-2.

Ndeshja foli më shumë për “pulëbardhat”, të cilat gjetën avantazhin në minutën e 11’, me Hinshelwood që zhbllokoi sfidën pas asistit të dhuruar nga Joao Pedro.

Më tej, Brighton fitoi penallti, që u ekzekutua nga Joao Pedro, i cili shënoi golin e dytë për skuadrën e tij.

Në minutën e 63’ Estupinan realizoi një perlë të vërtetë dhe thelloi avantazhin për skuadrën e De Zerbit.

Brighton fitoi penallti edhe në fraksionin e dytë, me Jooa Pedro që e dërgoi topin në fundin e rrjetës në minutën e 76’.

Tottenham provoi të reagojë, me Veliz që shënoi golin e parë për “Spurs” në minutën e 81’, teksa Davies realizoi golin e dytë për skuadrën e Postecoglou në minutën e 86’.

Në fund takimi u mbyll me rezultatin 4-2, me Brighton që renditet në vend të tetë me 30 pikë, teksa Tottenham në vend të pestë me 36 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat